Një aksident rrugor u shënua pas mesnatës në kryqëzimin e rrugës “Onhezmi” me rrugën “Adem Sheme”, në Lagjen nr. 2 të qytetit të Sarandës.
Sipas burimeve zyrtare, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dy mjetet. Fatmirësisht, të dy drejtuesit, të rinj rreth moshës 20 vjeç, kanë shpëtuar pa lëndime serioze dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë së Sarandës dhe shërbimi mjekësor, të cilët kanë ofruar ndihmën e parë për të lënduarit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.
Lini një koment