Kryefaqe Kronikë Ish drejtuesi i Prokurorisë Sarandë, Sali Hasa, dënohet me burg
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Ish drejtuesi i Prokurorisë Sarandë, Sali Hasa, dënohet me burg

Shpërndaj
Shpërndaj

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, me 2 vite e 4 muaj burg, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë që e kishte lënë në shërbim prove.

Vendimi u shpall këtë të mërkurë, 18 qershor 2025, nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi, Igerta Hysi dhe Iliriana Olldashi.

Sipas Apelit, Hasa do ta vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së zakonshme, pasi për të nuk do të aplikohet më masa lehtësuese që i mundësonte të qëndronte jashtë qelisë.

Ish-prokurori është shpallur fajtor për korrupsion pasiv të funksionarëve të drejtësisë, vepër për të cilën ishte dënuar më herët, por çështja ishte rikthyer për rishqyrtim nga Gjykata e Lartë.

Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e shumës prej 1,000 eurosh në favor të shtetit shqiptar, ndërsa urdhëroi kthimin e një shume prej 1,070,000 lekësh dhe 1,000 eurosh në favor të të pandehurit. Kostot e procesit gjyqësor në të dy shkallët do të përballohen nga Hasa.

Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditësh.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...