Kryefaqe Kronikë Dosja e vrasjes së Edmond Papës: Ka video për paktin e pirjes së gjakut, zotim për hakmarrje për “Sançon”
KronikëKryesore

Dosja e vrasjes së Edmond Papës: Ka video për paktin e pirjes së gjakut, zotim për hakmarrje për “Sançon”

Shpërndaj
Shpërndaj

Zbardhen detaje të reja tronditëse nga vrasja e biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa, i ekzekutuar në dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 30 vite burg për të pandehurin Andrew Bode, i dyshuar si ekzekutori kryesor, dhe 25 vite për bashkëpunëtorin Albano Velo, në kuadër të një hakmarrjeje të lidhur me vrasjen e Aleksandër Sadikajt, të njohur si “Sanço”.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dihe se sipas dosjes hetimore, vetëm tre javë para vrasjes së Papës, Andrew Bode lidhi një “pakt vëllazërie” me Adriatik Kalemin, i afërm i Sadikajt. Ky rit, i dokumentuar në një video të zbuluar në telefonin e Velos, shfaq Boden dhe Adriatik Kalemin duke pirë gjakun e njëri-tjetrit – një akt simbolik i lidhjes së gjakut në shenjë besnikërie dhe hakmarrjeje.

Prokuroria thekson se Bode dhe Velo kanë patur kontakte të vazhdueshme me Kalemin dhe kanë vepruar për llogari të tij. Dyshohet se ata kanë ndjekur lëvizjet e Papës për disa ditë, duke përfshirë vendet ku ai darkonte apo udhëtonte ndërmjet Lushnjës dhe Fierit. Për të fshehur gjurmët, autorët përdornin automjete me qira ose me targa të falsifikuara.

Hetuesit evidentojnë edhe një tjetër video të datës 13 nëntor 2022 ku shfaqen Bode dhe Kalemi me një armë zjarri në dorë. Këto prova, sipas organit të akuzës, e lidhin drejtpërdrejt Boden me planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes së Papës.

Ngjarja

Mbrëmjen e 16 dhjetorit 2022, Edmond Papa u qëllua me 9 plumba teksa ndodhej në verandën e një lokali pranë “Kodrës së Diellit”, afër banesës së të vëllait, Kristo Qirici. Edhe pse u dërgua në spital, 49-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Papa, një emër i njohur për autoritetet në Greqi dhe Mbretërinë e Bashkuar, ishte dënuar më parë për trafik droge dhe kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri për të shoqëruar nënën në vizita mjekësore.

Saga e gjakmarrjes

Ky atentat shihet si pjesë e një zinxhiri hakmarrjesh që nisi me vrasjen me eksploziv të Aleksandër Sadikajt më 11 qershor 2022 pranë TEG-ut. Më pas, atentate të tjera ndodhën ndaj anëtarëve të familjes Kalemi, përfshirë Adriatikun në Greqi dhe vëllanë e tij Zamirin në Tiranë. Në verën e vitit 2024, babai i tyre, Shyqyri Kalemi, 70 vjeç, u vra në një atentat në Memaliaj.

Në atentat humbën jetën edhe dy persona të pafajshëm: kamarieri Gledian Muka dhe klienti Marsel Çela, të cilët ndodheshin në vendin e gabuar në momentin e gabuar.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...