Kryefaqe Kronikë Konflikt mes disa personave për një vend parkimi në Ksamil, 54-vjeçari transportohet te Trauma
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Konflikt mes disa personave për një vend parkimi në Ksamil, 54-vjeçari transportohet te Trauma

Shpërndaj
Ambulancë Sarandë
Shpërndaj

Një konflikt i çastit për një vend parkimi në Ksamil ka përfunduar me një të plagosur rëndë dhe disa persona të proceduar penalisht nga policia. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e tw premtes, rreth orës 21:15.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, shtetasi turk H. D., 26 vjeç, me banim të përkohshëm në Prishtinë, u arrestua pasi dyshohet se gjatë përplasjes fizike pwr parkimin, ka goditur me grushte shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Ksamil.

Ky i fundit ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhje me ngjarjen, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe katër persona të tjerë të përfshirë në konflikt: B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasi i dëmtuar A. M., si dhe shtetasi tjetër turk A. B., 26 vjeç.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...