Kryefaqe Aktualitet FOTO| Arrestohet me kokainë kandidati për deputet në Sarandë
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

FOTO| Arrestohet me kokainë kandidati për deputet në Sarandë

Shpërndaj
Policia Sarandë
Shpërndaj

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë Ergys Isufin, kandidat për deputet nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. Ai u kap me një sasi të dyshuar lënde narkotike, e llojit kokainë.

Sipas burimeve zyrtare, Isufi tentoi të largohej në momentin që u ndalua nga policia, por u neutralizua dhe u shoqërua në komisariat. Ngjarja ndodhi në një nga rrugët e qytetit të Sarandës.

Ndaj tij pritet të ngrihen akuza për “posedim të lëndëve narkotike” dhe “kundërshtim të punonjësve të policisë”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe kontrolle në banesën e tij.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” nuk ka reaguar ende në lidhje me arrestimin e kandidatit të tyre.

Ergys Isufi

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...