Kryefaqe Aktualitet Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Sarandë u arrestua me kokainë, reagon ashpër Adriatik Lapaj
AktualitetKryesorePolitikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Sarandë u arrestua me kokainë, reagon ashpër Adriatik Lapaj

Shpërndaj
Shpërndaj

Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të Ergys Isufajt, kandidatit të koalicionit që ai përfaqëson në qarkun e Vlorës. Isufaj u ndalua nga policia pasi iu gjet një sasi prej 1 gram kokaine.

Kreu i “Shqipëria Bëhet” është distancuar menjëherë nga kandidati, duke deklaruar se ai “nuk përfaqëson më koalicionin”.

Në një reagim të fortë në rrjete sociale, Lapaj e ka cilësuar arrestimin si një ngjarje që po përdoret politikisht nga pushteti, në funksion të fushatës elektorale. Ai nënvizon se socialistët po përdorin metoda të vjetra të sigurimit për të dëmtuar politikisht opozitën reale dhe për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e qeverisjes.

“Ngjarja u hodh për konsum elektoral,” shkruan Lapaj, duke iu referuar mënyrës se si u trajtua rasti në media dhe në komunikimin publik nga eksponentë të Partisë Socialiste. Ai i është drejtuar veçanërisht Taulant Ballës, drejtuesit politik të PS për diasporën, duke i thënë se nuk shantazhohet me metoda të tilla.

Postimi i plotë i Adriatik Lapajt:

“Faleminderit Taulant! Nuk do i’a dilni të më shantazhoni!

Për etikë, shtetasi në fjalë që ishte subjekt i ngjarjes që sot pushteti hodhi për konsum elektoral nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Nuk ka metodë të ish-sigurimit të shtetit që na ndal. Jo 1 po 100 metoda të përdorni ju, nuk kthehemi pas.

Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk i’a dolët dot. Sot në finale pasi nuk më ndalët dot me 100 shpifjet e kaluara, gjetët një metodë tjetër.

Po si i paaftë që je dole e ulërite se kush fshihet pas! Ty të njeh i madh e i vogël çfarë përfaqëson.

Pasi nuk u funksionoi joshja, kaluat te zanati juaj.

Unë prapë të them: Nuk ka kthim pas! Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme po ishte në dorën tonë.

Do t’ua çmontoj dhe këtë maskarallëk sido të ketë ndodhur! U’a tha i ndjeri Pjetër Arbnori, ju jeni specialista.

Ti shiko shokët te vendi dhe kujdes se mos u bashkohesh!

Qytetarëve u kërkoj të jenë të qetë e të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me baronët e krimit! Votoni masivisht nr. 6 që i ka lebetitur!”

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...