Kryefaqe Kronikë I shiti kokainë vajzës së biznesmenit të njohur në Sarandë, lihet në burg i riu
KronikëKryesore

I shiti kokainë vajzës së biznesmenit të njohur në Sarandë, lihet në burg i riu

Shpërndaj
Photo credits: Saranda web
Shpërndaj

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj 21-vjeçar Orgest Lena, i cili ndodhet nën hetim për shitje të lëndëve narkotike një shtetaseje të mitur.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Sarandës, procedimi penal është regjistruar më 18 maj 2025, Lena akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Nga hetimet paraprake, rezulton se i dyshuari i ka shitur kokainë një shtetaseje të mitur, e cila më pas ka shfaqur probleme shëndetësore pas konsumimit të lëndës narkotike. Burime konfirmojnë se e mitura është vajza e një biznesmeni të njohur në fushën e turizmit në qytetin e Sarandës, çka e bën çështjen me interes të lartë publik.

Pas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë, Gjykata vendosi më 19 maj “arrest në burg”, vendim që u ekzekutua më 26 maj në Tiranë nga strukturat e Policisë, ku 21-vjeçari u ndalua dhe u dërgua në paraburgim.

Më 27 maj, organi i akuzës paraqiti kërkesën për verifikimin dhe vijimin e masës, ndërsa në seancën e zhvilluar më 28 maj, Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë, duke e mbajtur të riun në burg në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...