Kryefaqe Kryesore Këshilli Bashkiak miraton marrëveshjen me FSHZH, Saranda “humb” dhe Eco Campusin
KryesoreLajm i FunditPolitikë

Këshilli Bashkiak miraton marrëveshjen me FSHZH, Saranda “humb” dhe Eco Campusin

Shpërndaj
Credits photo: Saranda web
Shpërndaj

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte, Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi me shumicë votash marrëveshjen e bashkëinvestimit mes Bashkisë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit për projektin strategjik të quajtur “Poli i Zhvillimit Turistik”. Projekti prek një nga pronat më të debatueshme publike të qytetit: ish-“Rezidencën Qeveritare”, një sipërfaqe prej mbi 9,200 m² në një zonë me vlerë të lartë turistike.

Sipas marrëveshjes, në këtë truall do të ndërtohet një kompleks multifunksional që përfshin një pishinë publike, një restorant dhe një strukturë akomoduese për turistë. Projektuesit e paraqesin këtë projekt si një hap drejt uljes së papunësisë dhe krijimit të një urë të re mes arsimit profesional dhe sektorit të turizmit.

Por, detajet për menaxhimin e pronës publike pas kalimit të saj te FSHZH mbeten të paqarta. Nuk specifikohet nëse prona do të mbetet në përdorim publik, nëse hyrja në ambientet e reja do të jetë falas apo me pagesë, dhe as se kujt do t’i shkojnë përfitimet financiare të projektit.

Shqetësimet kryesore vijnë nga mungesa e transparencës dhe frika se prona publike mund të tjetërsohet në funksion të interesave të lidhura me pushtetin lokal apo qëndror. Përfaqësues të opozitës lokale dhe grupe qytetare kanë ngritur dyshime për qëllimet reale të projektit, duke e konsideruar atë një tjetërsim të pronës publike.

Në Këshilllin Bashkiak projekti u votua dhe nga dy këshilltarë të Partisë Lëvizja e Legalitetit. Kjo forcë politike ka mbajt një qëndrim publik dhe ka deklaruar përjashtimin e këshilltarëve që bashkuan votën me socialistët.

Në një deklaratë publike, PLL e cilësoi votën si një “tradhti ndaj elektoratit” dhe “përulje ndaj interesave klienteliste”.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...