Kryefaqe Politikë KQZ urdhëron mbylljen e zyrës së Ardit Bidos dhe Ina Majkos në Delvinë
Politikë

KQZ urdhëron mbylljen e zyrës së Ardit Bidos dhe Ina Majkos në Delvinë

Shpërndaj
Ina Majko, Ardit Bido
Shpërndaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar një ankesë të Partisë Demokratike, duke urdhëruar largimin e materialeve zgjedhore të vendosura nga Partia Socialiste në zyrën e saj elektorale pranë KZAZ nr. 89 në Delvinë. Vendimi u bë publik nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila theksoi se zyrat elektorale nuk lejohen të jenë më afër se 300 metra nga Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve.

Me këtë vendim zyra në qendër të qytetit të Delvinës, e kandidatëve Ardit Bido dhe Ina Majko, duhet të mbyllet dhe të zhvendoset më larg KZAZ-së.

“Zyra elektorale e Partisë Socialiste në Delvinë duhet të heqë të gjitha materialet zgjedhore, sepse shkel ligjin. Kandidati i PS na tha se do dilnim bllof, por ja që si gjithmonë kemi pasur të drejtë,” deklaroi Zhupa, gjatë një daljeje publike së bashku me kryetarin e PD-së në Delvinë, Erigers Hamiti.

Ajo gjithashtu sqaroi se selitë apo zyrat qendrore të partive nuk preken nga ky vendim, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt deklaratave të përfaqësuesit të PS, Ardit Bido.

“Delvinjotët, apo siç i quajti kandidati i PS-së – trojanët, më 11 maj do të zgjedhin Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore,” përfundoi Zhupa.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Aksident tragjik në Karahaxh, humbin jetën dy vajza nga Kopaçëza (Emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në kthesën e njohur si “Pularia”, në fshatin Karahaxh. Nga përplasja fatale kanë...

Sherr për Jet Ski-në pranë plazhit Bora Bora në Ksamil, shoqërohen në polici 3 persona (Emrat)

Një mosmarrëveshje për marrjen me qira të një Jet-Ski ka degjeneruar në konflikt fizik mes tre shtetasve, pasditen e së dielës pranë plazhit...

Jet Ski-ja futet mes pushuesve në Ksmail, gjobitet pronari dhe sekuestrohet mjeti

Një Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u konstatua duke lëvizur brenda perimetrit të sigurisë së pushuesve në Ksamil,...

Dy banorët e Sarandës rrahin turistin nga Tirana, procedohen penalisht

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë nisur procedim penal ndaj shtetasve E. Ç., 44 vjeç, dhe A. Ç.,...

Berisha ndan videon e marrë nga Saranda Online: Kjo është gjendja e turizmit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video të marrë nga Saranda Online, përmes së cilës ka denoncuar...

Denoncon turisti gjerman: Fibank më mbajti 75 euro komision për në tërheqje në bankomat në Ksamil

Fi Bank akuzohet për mungesë transparence ndaj turistëve të huaj. Një qytetar gjerman ka denoncuar një tarifë të pazakontë komisioni që iu aplikua...

Artikuj të ngjashem

Saranda: Qyteti ku drejtorët vijnë me GPS me vete! “Kë do emërojë Rama në shtator”

Teksa vendi pret me kureshtje shtatorin për të mësuar emrat e ministrave...

Pse Shqipëria nuk ka avionë zjarrfikës? Përgjigjet Rama: Edhe Greqia që ka 77, prapë vuan nga zjarret

Debati mbi mungesën e avionëve zjarrfikës në Shqipëri është ndezur sërish pas...