Kryefaqe Kronikë Kush janë vlonjatët që hakëruan e-mailet e prokurorëve të SPAK
Kronikë

Kush janë vlonjatët që hakëruan e-mailet e prokurorëve të SPAK

Shpërndaj
Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni
Shpërndaj

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara (SPAK) ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me sulmin kibernetik që ndodhi më 12 mars, ku u përpoq të hakeroheshin disa e-maile të prokurorëve të këtij institucioni. Sipas SPAK, ndërhyrja rezultoi në marrjen e disa informacioneve nga e-mailet, por sistemi i brendshëm IT i SPAK nuk ka pësuar dëme.

SPAK thekson se janë ndërmarrë masa urgjente për identifikimin e autorëve të hakerimit. Dy persona, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, janë arrestuar. Rrokaj dyshohet se ka kryer ndërhyrjen në e-maile, ndërsa Gjoni akuzohet për shpërndarjen e informacionit të vjedhur. SPAK gjithashtu ka konfirmuar se pati një tentativë për të hakeruar e-mailin e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, por kjo tentativë ka dështuar.

Në lidhje me hetimet, SPAK ka njoftuar se ka nisur një hetim të brendshëm administrativ për të verifikuar sigurinë e sistemit IT të institucionit dhe ka siguruar që sistemi i përgjithshëm IT nuk është cenuar. Po ashtu, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të këtij sistemi.

“Derisa hetimi të përfundojë, nuk ka asnjë informacion që sugjeron se personat e arrestuar kanë bashkëpunuar me ndonjë personel të brendshëm të SPAK,” theksoi SPAK.

Në hetimet që janë duke u zhvilluar, SPAK dyshon se të arrestuarit, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka kryer ndërhyrje të paautorizuar kompjuterike. Gjoni ka qenë drejtor në paraburgimin e Vlorës, ndërsa Rrokaj ka qenë zyrtar në IMT Vlorë. Gjatë hetimeve, janë marrë në pyetje disa persona dhe dyshohet se informacionet që janë marrë nga e-mailet e prokurorëve janë shpërndarë nëpërmjet telefonave celularë.

SPAK ka sekuestruar gjithashtu pajisje që dyshohet të jenë përdorur për realizimin e ndërhyrjeve dhe materialet e shkarkuara nga e-mailet e prokurorëve. Sipas burimeve, grupi ka shfrytëzuar fjalëkalimet jo të sigurta të e-maileve të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleda Millonai dhe Elida Kaçkini.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Berisha ndan videon e marrë nga Saranda Online: Kjo është gjendja e turizmit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video të marrë nga Saranda Online, përmes së cilës ka denoncuar...

Denoncon turisti gjerman: Fibank më mbajti 75 euro komision për në tërheqje në bankomat në Ksamil

Fi Bank akuzohet për mungesë transparence ndaj turistëve të huaj. Një qytetar gjerman ka denoncuar një tarifë të pazakontë komisioni që iu aplikua...

Kod i ri Penal: Braktisja apo keqtrajtimi i kafshëve mund të dënohet deri në 3 vite burg

Propozimet e reja legjislative në draftin e Kodit të ri Penal parashikojnë masa më të rrepta ndëshkuese ndaj çdo akti që dëmton apo...

Po pinin së bashku në një lokal në Borsh, 42-vjeçari debaton me shokun: Nxjerr armën dhe e qëllon

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit. Sipas...

“Para e madhe në lojë”| PD e PS bëhen bashkë, ‘braktisin’ niviciotët: Kalojnë në Këshillin Bashkiak parkun fotovoltaik

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka miratuar me unanimitet të votave të socialistëve dhe demokratëve, dhënien me qira të një sipërfaqeje prej 60 hektarësh...

Ksamil: Vodhi portofolin me para dhe karta banke, arrestohet turisti hungarez

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim një 36-vjeçar, të dyshuar për një vjedhje të ndodhur...

Artikuj të ngjashem

Këmbësori goditet nga automjeti në Sarandë, transportohet në spital

Një aksident rrugor u regjistrua mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:30,...

Me shpejtësi skëterrë shkaktoi aksidentin me 2 viktima në Borsh, arrestohet 29-vjeçari

Policia ka arrestuar 29-vjeçarin Myfit Qejvani, drejtuesin e automjetit tip “Benz” që...

Aksident i rëndë në Borsh, raportohet për dy të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të mërkurë në Borsh,...