Kryefaqe Kronikë Nuk gjen qetësi Saranda: Të shtëna me armë në lagjen nr.4, plagoset ish-efektivi i policisë
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Nuk gjen qetësi Saranda: Të shtëna me armë në lagjen nr.4, plagoset ish-efektivi i policisë

Shpërndaj
Shpërndaj

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 19:10, në rrugën “Mitat Hoxha” ka ndodhur një sherr, ku janë përdorur mjete të forta, thika dhe armë zjarri. Në kulmin e konfliktit, njëri nga personat e përfshirë ka nxjerrë pistoletën, ka qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas ka goditur me tytën e armës shtetasin Adil Veli, 54 vjeç, ish-efektiv i policisë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë momentit të goditjes, arma dyshohet të jetë shkrepur aksidentalisht në ajër, pa shkaktuar pasoja të tjera. Nga vendi i ngjarjes është sekuestruar si provë materiale një gëzhojë arme zjarri.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...