Këtë të premte u zhvillua seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Adriatik Bodini, 55-vjeçarin që u arrestua nga policia e Sarandës për goditjen me thikë të bashkëshortes së tij, Mirjana Bodini.
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në shtëpinë e çiftit, në lagjen nr. 4 të qytetit.
Gjyqtari Mexhit Doçi, vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Adriatik Bodinit, i cili ishte ndaluar nga Prokurorja Esmeralda Basho. Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata caktoi masën “Arrest në burg” për Adriatik Bodinin, në përputhje me nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
Gjatë seancës, 55-vjeçari Adriatik Bodini u shfaq i penduar për veprën e kryer dhe theksoi se incidenti ndodhi pas një grindjeje familjare. Ai punon në sektorin e ndërtimit dhe kohët e fundit ishte duke punuar në Piqeras.
Mirjana Bodini, 51-vjeçare, mësuese me profesion, ndodhet ende në spitalin e Vlorës për trajtim mjekësor. Çifti Bodini janë prindër të një djali.
Lini një koment