Kryefaqe Kryesore Pezullohet kalimi i automjeteve në pikën kufitare të Qafë Botës
KryesoreLajm i Fundit

Pezullohet kalimi i automjeteve në pikën kufitare të Qafë Botës

Shpërndaj
Shpërndaj

Kalimi i automjeteve në Pikën Kufitare Qafë Botë është pezulluar përkohësisht që prej mëngjesit të kësaj të enjteje, 3 korrik.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për këtë situatë është bërë arrestimi i një doganieri grek në pikën e kalimit në Mavromat. Deri tani nuk janë dhënë detaje mbi shkaqet e këtij arrestimi.

Në pikën kufitare greke është vendosur shiriti i policisë, ndërkohë që qarkullimi për këmbësorët vijon normalisht, por pa lejuar kalimin e automjeteve.

Ndërprerja e qarkullimit për automjetet ka nisur rreth orës 06:30 të mëngjesit dhe vijon ende. Nuk dihet ende sa do të vijojë bllokimi nga pala greke në këtë pikë të rëndësishme kufitare gjatë sezonit turistik.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Goditja e rrjetit korruptiv në doganën greke shkakton kaos në Qafë Botë, radhë kilometrike në kufi

Një situatë kaotike është krijuar prej disa ditësh në pikën kufitare të Qafë-Botës, ku qytetarët që udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë, ose anasjelltas,...

Mbushën detin dhe ndërtuan në plazh, procedohen penalisht tre shtetas në Sarandë

Policia e Sarandës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedim penal ndaj tre shtetasve, të dyshuar për veprime në kundërshtim me...

Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame

Artan Lame, ish-funksionar publik dhe studiues i njohur i historisë shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Vdekja ka ndodhur në Gjermani, pas...

Me armë dhe muncion luftarak në banesë, arrestohet në Athinë i riu nga Saranda

Një shtetas shqiptar, 32-vjeçari Kostandin Nesturi nga Saranda, është arrestuar nga autoritetet greke gjatë një operacioni policor të zhvilluar në zonën e Thrakomakedonës...

Aksident i rëndë në aksin Borsh–Fterrë, humb jetën një punonjës policie

Mesditën e kësaj të enjteje, rreth orës 12:00, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Borsh-Fterrë, ku një automjet tip “Toyota”...

Cilët janë 5 deputetët e zgjedhur nga lista e PS në Vlorë, si u ndan votat

Numërimi i votave për kandidatët e Partisë Socialiste në listën e hapur ka përfunduar në të gjitha bashkitë e Qarkut Vlorë. PS ka...

Artikuj të ngjashem

Artan Meçani emërohet trajneri i ri i Butrintit

Klubi i Butrintit ka zyrtarizuar emërimin e Artan Meçanit si trajnerin e...

Aksident në Sarandë: Makina kryen manovrën e gabuar, “fluturon” në ajër motoristin

Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës...

Policia rrugore “lumë” gjobash në Sarandë

Policia Rrugore e Sarandës ka shtuar ndjeshëm patrullimet dhe kontrollet në qytet...

EMRI| Plagosje me armë në Markat, 44-vjeçari me precedent penal përfundon në spital

Një plagosje me armë zjarri është shënuar në orët e para të...