Kryefaqe Aktualitet Plagosja e turistit francez, procedohen penalisht dhe gjobiten pronarët e jet-skive në Ksamil
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

Plagosja e turistit francez, procedohen penalisht dhe gjobiten pronarët e jet-skive në Ksamil

Shpërndaj
Shpërndaj

Dy pronarë të jet-skive në Ksamil janë proceduar penalisht pas një incidenti të ndodhur më 8 korrik, ku mbeti i lënduar një turist francez.

Gjatë manovrave me mjetin lundrues turisti u rrëzua në det dhe dëmtua lehtë.

Pas mbërritjes në vendngjarje policia procedoi penalisht në gjendje të lirë pronarët e jet-skive, shtetasit K. M., 23 vjeç, dhe L. M., 21 vjeç.

Ata akuzohen për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi dyshohet se kanë dhënë me qira dy jet-ski turistëve francezë pa regjistrim në organet kompetente.

Shtetasi francez I. I., i cili u lëndua gjatë përdorimit të jet-skive, mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në kuadër të hetimeve, Policia Kufitare ka bllokuar dy mjetet lundruese dhe ka vendosur gjoba administrative prej 1 mijë lekësh të reja për dy pronarët e tyre.

Materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...