Kryefaqe Aktualitet Po pinin së bashku në një lokal në Borsh, 42-vjeçari debaton me shokun: Nxjerr armën dhe e qëllon
AktualitetKryesoreLajm i Fundit

Po pinin së bashku në një lokal në Borsh, 42-vjeçari debaton me shokun: Nxjerr armën dhe e qëllon

Shpërndaj
Shpërndaj

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se është plagosur një i ri, i cili fatmirësisht është qëlluar në dorë, duke shmangur pasojat e rënda për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku dy të rinj, miq me njëri-tjetrin, po konsumonin alkool. Pas një debati verbal të nisur ndërsa ishin ulur në tavolinë, njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar shokun e tij. Menjëherë pas të shtënës, autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

I dëmtuari është transportuar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që autori u kap pas kërkimit policor të nisur.

I dyshuari është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Himarës, ku ka dhënë dëshminë e tij dhe ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në një lokal në Borsh, rreth orës 02:20 të datës 31.07.2025, janë angazhuar menjëherë, duke shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet hetimore paraprake dhe këqyrja e pamjeve filmike, dyshohet se pas një konflikti midis disa shtetasve, shtetasi H. Ç. ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, është lokalizuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...