Kryefaqe Kronikë Me shpejtësi skëterrë shkaktoi aksidentin me 2 viktima në Borsh, arrestohet 29-vjeçari
KronikëKryesore

Me shpejtësi skëterrë shkaktoi aksidentin me 2 viktima në Borsh, arrestohet 29-vjeçari

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia ka arrestuar 29-vjeçarin Myfit Qejvani, drejtuesin e automjetit tip “Benz” që shkaktoi aksidentin e rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave në fshatin e Borshit.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin e tij tej normave të lejuara të shpejtësisë, në rrugën e Plazhit, në Borsh, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një furgon në të cilin ndodhej një çift bashkëshortësh. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje Kastriot Mehmeti, 66 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Donika Mehmeti Proda, 70 vjeçe, të cilët po shpërndanin peshk në zonën e Borshit.

Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe pasagjeri në automjetin e Qejvanit, Petrit Kapllanaj, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai dhe drejtuesi i mjetit janë transportuar në QSUT, ku po marrin trajtim mjekësor.

Qejvani u ndalua në flagrancë në spital dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin e aksidentit të ndodhur më 30.05.2025, në rrugën e Plazhit, Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’, shtetasi M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një furgon, që drejtohej nga shtetasi K. M., 66 vjeç, i cili së bashku me pasagjeren D. P., 70 vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...