Kryefaqe Kulturë Qyteti i Konispolit shpallet Ansambël Arkitektonik Urban
KulturëLajm i Fundit

Qyteti i Konispolit shpallet Ansambël Arkitektonik Urban

Shpërndaj
Shpërndaj

Qyteti i Konispolit është shpallur zyrtarisht Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, duke i hapur rrugë mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre me trashëgimi të rrallë.

Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe u bë publik nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Gjatë historisë, Konispoli ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare, ndërsa sot ky status i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm përmes turizmit kulturor dhe mbrojtjes së trashëgimisë sonë,” u shpreh ministri Gonxhja.

Sipas tij, ky vendim është rezultat i punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, i cili ka për qëllim garantimin e ruajtjes dhe valorizimit të pasurive të paluajtshme me rëndësi të veçantë për trashëgiminë shqiptare.

Konispoli përfaqëson një identitet unik urban dhe kulturor në jug të Shqipërisë. Banesat tradicionale të qytetit datojnë që nga shekulli XIX dhe XX, ndërsa në strukturën e tij gjenden gjurmë të pazarit të vjetër, arkitekturë karakteristike me gurë të punuar, rrugica me kalldrëm, si dhe lagje me emra fisesh dhe vendbanime antike në zonën e Qafës së Ktismave.

Ky status i ri pritet të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin e turizmit kulturor dhe në forcimin e identitetit lokal si pjesë e trashëgimisë kombëtare.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...