Kryefaqe Kronikë Skandal në Greqi: 19-vjeçarja shqiptare falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën
Kronikë

Skandal në Greqi: 19-vjeçarja shqiptare falsifikoi mesazhet, detyroi babanë të vriste dajën

Shpërndaj
Fatmir Tarellari, Erjon Pelivani
Shpërndaj

Larisa, Greqi – Një kthesë dramatike është regjistruar në procesin gjyqësor për vrasjen e 33-vjeçarit Erjon Pelivani, një ngjarje tragjike që tronditi Greqinë dhe Shqipërinë. Fatmir Tarellari, kunati i viktimës, qëlloi për vdekje Erjon Pelivani më 9 janar 2024, duke e ekzekutuar në një zonë të izoluar pranë një fabrike çimentoje, pak jashtë Volosit. Vrasja u krye pas pretendimeve të vajzës së të pandehurit se 33-vjeçari kishte abuzuar seksualisht me të.

Në një seancë të zhvilluar ditën e premte në Gjykatën e Larisës, 19-vjeçarja ka dhënë një dëshmi befasuese, duke pranuar se kishte falsifikuar mesazhe telefonike për të bindur babanë e saj, se daja e kishte shantazhuar dhe abuzuar seksualisht. Kjo dëshmi e re ka sjellë një kthesë të madhe në hetimin e ngjarjes, duke çuar në përmbysjen e hetimeve.

Ngjarja nisi kur Tarellari mori një telefonatë nga pronarja e banesës ku vajza e tij studente jetonte. Ajo e informoi se e bija nuk kishte paguar qiranë, ndonëse ai ia dërgonte paratë në mënyrë të rregullt. Pas kësaj, vajza i shpjegoi se kishte qenë e detyruar t’ia jepte paratë dajës, pasi ai po e shantazhonte me fotografi intime. Për të mbështetur këtë pretendim, ajo i tregoi babait të saj disa mesazhe SMS që ishin të falsifikuara dhe krijonin përshtypjen se 33-vjeçari kishte abuzuar me të.

Duke i besuar plotësisht të bijës, Tarellari vendosi të hakmerrej dhe vrau kunatin e tij, duke përdorur një pushkë gjuetie. Hetimet e mëvonshme të Drejtorisë së Hetimeve Penale të Policisë greke zbuluan se mesazhet ishin të montuara dhe të falsifikuara nga vajza, duke sjellë një përmbysje të plotë të hetimit.

Gjatë seancës, Tarellari u shpreh se ndihej shumë keq për atë që kishte ndodhur dhe për pasojat që kishte shkaktuar.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Aksident tragjik në Karahaxh, humbin jetën dy vajza nga Kopaçëza (Emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në kthesën e njohur si “Pularia”, në fshatin Karahaxh. Nga përplasja fatale kanë...

Sherr për Jet Ski-në pranë plazhit Bora Bora në Ksamil, shoqërohen në polici 3 persona (Emrat)

Një mosmarrëveshje për marrjen me qira të një Jet-Ski ka degjeneruar në konflikt fizik mes tre shtetasve, pasditen e së dielës pranë plazhit...

Jet Ski-ja futet mes pushuesve në Ksmail, gjobitet pronari dhe sekuestrohet mjeti

Një Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u konstatua duke lëvizur brenda perimetrit të sigurisë së pushuesve në Ksamil,...

Dy banorët e Sarandës rrahin turistin nga Tirana, procedohen penalisht

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë nisur procedim penal ndaj shtetasve E. Ç., 44 vjeç, dhe A. Ç.,...

Berisha ndan videon e marrë nga Saranda Online: Kjo është gjendja e turizmit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video të marrë nga Saranda Online, përmes së cilës ka denoncuar...

Denoncon turisti gjerman: Fibank më mbajti 75 euro komision për në tërheqje në bankomat në Ksamil

Fi Bank akuzohet për mungesë transparence ndaj turistëve të huaj. Një qytetar gjerman ka denoncuar një tarifë të pazakontë komisioni që iu aplikua...

Artikuj të ngjashem

Plagosën nënë e bir për parkimin, arrestohen dy vëllezërit në Sarandë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e së dielës në Sarandë,...

Aksident fatal në Konispol: Përplasen “kokë më kokë” dy motora, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të...

Jet Ski-ja futet mes pushuesve në Ksmail, gjobitet pronari dhe sekuestrohet mjeti

Një Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u...