Kryefaqe Kronikë Sherri me hunj e grushte në shëtitoren e Sarandës, shpallen në kërkim 5 napoletanë
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Sherri me hunj e grushte në shëtitoren e Sarandës, shpallen në kërkim 5 napoletanë

Shpërndaj
Shpërndaj

Një tjetër përplasje fizike e dhunshme është regjistruar në Sarandë mbrëmjen e të enjtes.

Qyteti bregdetar po kthehet gjithnjë e më shumë në një “zonë të nxehtë”, jo për shkak të temperaturave, por për shkak të ngjarjeve të dhunshme që po përsëriten.

Ngjarja ndodhi në bulevardin e qytetit, ku disa të rinj u përfshinë në një sherr brutal me hunj dhe sende të forta.

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku zbulon se janë përplasur disa të rinj italianë disa prej të cilëve janë arestuar.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, rreth orës 01:30 të datës 24.07.2025, dy grupe shtetasish italianë janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku janë goditur mes tyre me grushte dhe sende të forta.

Në përfundim të veprimeve procedurale, janë shpallur në kërkim pesë shtetas italianë, të gjithë banues në Napoli:

  1. T., 23 vjeç
  2. A., 20 vjeç
  3. D., 60 vjeç
  4. L., 19 vjeç
  5. B., 19 vjeç

Këta shtetas dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëkombasve të tyre G. M., 19 vjeç, F. D., 22 vjeç dhe L. D., 20 vjeç, banues në Avelino.

Ndërkohë, materialet janë referuar në Prokurori edhe për një tjetër shtetas italian, E. G., i cili nga verifikimet rezultoi se ushtronte aktivitet të paligjshëm për shitjen e biletave për festa, pa leje përkatëse, si dhe kishte punësuar persona të pasiguruar.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saranda Online (@sarandaonline.news)

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...