Kryefaqe Aktualitet Tragjedia në Sarandë: Si humbi jetën turistja britanike dhe drejtësia që ende mungon
AktualitetKronikë

Tragjedia në Sarandë: Si humbi jetën turistja britanike dhe drejtësia që ende mungon

Shpërndaj
Rebeka Gannon
Shpërndaj

Rebeka Gannon, një 29-vjeçare britanike e apasionuar pas zhytjes dhe eksplorimit të botës nënujore, gjeti vdekjen tragjikisht më 19 shtator 2022 në ujërat e Sarandës. Ajo kishte ardhur në Shqipëri për të shijuar bukuritë e bregdetit dhe për të eksploruar rrënojat e një anijeje të mbytur, por zhytja e saj e fundit rezultoi fatale.

Në atë mëngjes të trishtë, Rebeka dhe miqtë e saj, të shoqëruar nga guida shqiptare e qendrës së zhytjes “Spiranca Diving Center”, u nisën për një eksplorim nënujore. Por diçka shkoi keq. Ajo u kthye në sipërfaqe pa shenja jete, ndërsa përgjegjësia për ngjarjen mbeti në hije.

Shkeljet dhe mungesa e sigurisë

Hetimet zbuluan se shkaku kryesor i vdekjes dyshohet të ketë qenë një defekt në jelekun e ajrit që duhej të ndihmonte zhytësen të rikthehej në sipërfaqe. Sipas dosjes hetimore, njëra nga instruktorët, e identifikuar si G.B., kishte vënë re një problem me pajisjet e Rebekës para zhytjes, por pas një prove të shpejtë, i kishte dhënë dritën jeshile për të vazhduar.

Dëshmitarët raportuan gjithashtu një mungesë të qartë profesionalizmi nga ana e ekipit shqiptar të instruktorëve. Për më tepër, një nga instruktorët që ishte përgjegjës për pajisjet, nuk kishte kualifikimet e duhura për të kryer këtë detyrë.

Në dosjen hetimore përmendet gjithashtu se gjatë kontrollit të skafit që transportoi grupin, u gjetën pajisje zhytjeje dhe bombola oksigjeni, por nuk u sqarua nëse ato ishin në përputhje me standardet e sigurisë.

Një drejtësi e munguar dhe një fajtor i lirë

Në qendër të akuzave qëndron Saimir Kushova, një ish-punonjës policie dhe administratori i “Spiranca Diving Center”, i cili u shpall përgjegjës për humbjen e jetës së Rebekës. Pavarësisht nisjes së hetimeve në Shqipëri, ai arriti të shmangë gjykimin duke paguar një garanci pasurore dhe më pas u largua nga vendi, duke u zhvendosur në Norvegji. Më vonë, ai u përfshi në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Tre vite pas ngjarjes, drejtësia për vdekjen e Rebekës Gannon ende nuk është vendosur. Dosja e saj mbetet e pazgjidhur në sistemin gjyqësor shqiptar, ndërsa familja e saj vazhdon të kërkojë përgjigje dhe drejtësi.

Kjo ngjarje tronditëse ngre pikëpyetje serioze mbi standardet e sigurisë në turizmin shqiptar dhe mbi mënyrën se si funksionojnë institucionet ligjzbatuese në raste të tilla. Për turistët që zgjedhin Shqipërinë si destinacion, ajo mbetet një histori paralajmëruese për mungesën e rregullave dhe përgjegjësisë.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...