Kryefaqe Histori Ish-kryebashkiaku që vdiq i varfër
Histori

Ish-kryebashkiaku që vdiq i varfër

Shpërndaj
Robert Kotmilo
Shpërndaj

Ish-kryetari i Bashkisë së Korçës, Robert Kotmilo, është ndarë nga jeta këtë 2 prill, në moshën 83-vjeçare, pas një periudhe të gjatë problemesh shëndetësore. Kotmilo shërbeu si kryebashkiak i Korçës në vitet e vështira 1996-2000, përfshirë periudhën e trazuar të vitit 1997.

Madje kur Partia Demokratike i ofroi një mandat të dytë për të kandiduar, ai nuk pranoi.

Kotmilo u nda nga jeta i vetëm në banesën e tij, duke jetuar në kushte të vështira ekonomike. Në vitet e fundit, për të u kujdesën organizata humanitare dhe veçanërisht Mitropolia e Korçës.

Kotmilo është ndër të paktët zyrtarë të lartë të këtij vendi, i cili nuk e përdori detyrën për përfitime personale.

Në rrëfimin e tij të fundit për media ai foli për karrierën e tij të pasur, e cila, megjithatë, nuk i la asgjë pas.

“Unë punova 29 vite si kryeinxhinier i ndërmarrjes së frigoriferëve në Korçë, bëra shumë për qytetin dhe vendin. Më pas, isha kryetar i Këshillit të Bashkisë dhe për katër vjet kryebashkiak,” deklaronte ai në intervistën e dhënë më 19 tetor 2024.

Gjithashtu shprehu keqardhje për korrupsionin në nivele të larta në institucionet shqiptare.

“Më vjen keq kur dëgjoj se gjashtë kryetarë bashkie dhe katër ministra janë në burg. Është e rëndë që persona të tillë, të cilët përfundojnë pas hekurave, të kenë qenë në krye të bashkive apo institucioneve drejtuese të vendit. Shumë e rëndë,” tha ai.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Emigranti shqiptar hero në Greqi: Rrezikon jetën, shpëton dy fëmijë nga mbytja

Një emigrant shqiptar është kthyer në hero në qytetin e Artës në...