Kryefaqe Kulturë Shuhet në moshën 93-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa
Kulturë

Shuhet në moshën 93-vjeçare ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

Shpërndaj
Shpërndaj

Bota e artit shqiptar ka humbur një nga figurat e saj më të mëdha. Aktorja e njohur Margarita Xhepa ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka konfirmuar djali i saj, aktori Ndriçim Xhepa.

Sipas burimeve familjare, artistja ka vuajtur prej kohësh nga probleme shëndetësore, ndërsa së fundmi gjendja e saj ishte rënduar për shkak të komplikacioneve me mushkëritë. Ajo u shua në një spital privat, vetëm një ditë pasi kishte festuar 93-vjetorin e lindjes.

Margarita Xhepa ishte një ikonë e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, me një karrierë të pasur që numëron mbi 150 role në skenën teatrore dhe 32 role në kinematografi. Interpretimet e saj mbeten të paharrueshme, duke e kthyer atë në një nga figurat më të dashura të artit shqiptar.

Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kulturën kombëtare, Xhepa është nderuar me disa nga titujt më të lartë shtetërorë, përfshirë “Artiste e Popullit” dhe “Nderi i Kombit”. Ajo ka marrë vlerësime të shumta për interpretimet e saj brilante, si në dramaturgjinë shqiptare, ashtu edhe në veprat klasike botërore.

Në vitin 2007, ajo u vlerësua me “Çmimin e Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” të Çehovit, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e skenës shqiptare.

Me ndarjen e saj nga jeta, arti shqiptar humbi një prej personaliteteve më të spikatura, por trashëgimia që Margarita Xhepa la pas do të mbetet e pavdekshme për brezat që vijnë

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Qyteti i Konispolit shpallet Ansambël Arkitektonik Urban

Qyteti i Konispolit është shpallur zyrtarisht Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të...