Kryefaqe Kryesore Sulmohet zyra e partisë së Tom Doshit: Thyen xhamat, gjenden fishekë
KryesoreLajm i Fundit

Sulmohet zyra e partisë së Tom Doshit: Thyen xhamat, gjenden fishekë

Shpërndaj
Shpërndaj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku zyra elektorale e Partisë Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi, është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, disa individë kanë thyer xhamat e zyrës dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, ndërkohë që forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur dy fishekë luftarakë të paplasur, çka ngre dyshime të forta se bëhet fjalë për një incident të planifikuar. Motivet e incidentit mbeten ende të paqarta.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës thuhet se rreth orës 14:00 është marrë një telefonatë për një konflikt në ambientet e një zyre elektorale në rrugën “Ali Demi”. Policia bën me dije se gjatë kontrollit, përveç dëmtimeve materiale, janë gjetur edhe fishekët e paplasur.

Gjithashtu, po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, në përpjekje për të hedhur dritë mbi këtë akt.

Policia, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë në kulmin e fushatës elektorale.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...