Kryefaqe Histori Emigranti shqiptar hero në Greqi: Rrezikon jetën, shpëton dy fëmijë nga mbytja
HistoriKryesore

Emigranti shqiptar hero në Greqi: Rrezikon jetën, shpëton dy fëmijë nga mbytja

Shpërndaj
Shpërndaj

Një emigrant shqiptar është kthyer në hero në qytetin e Artës në Greqi, pasi shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në një zonë të rrezikshme të lumit. Levian Goga, 41 vjeç, nga Berati, pa u menduar dy herë, u hodh në ujë për të shpëtuar të miturit, pavarësisht rrezikut dhe dëmtimit personal që pësoi gjatë ndërhyrjes.

Ngjarja ndodhi në zonën e Neokorit, ku rrjedha e lumit është veçanërisht e thellë dhe e rrezikshme për shkak të vorbullave të fuqishme. Sipas dëshmive të banorëve dhe raportimeve të mediave greke, Goga ishte në një kafene kur dëgjoi një fëmijë duke kërkuar ndihmë. Pa humbur kohë, ai u drejtua drejt vendngjarjes, kaloi përmes kallamishteve dhe u hodh në ujë për të kërkuar fëmijët.

“U zhyta disa herë. E pashë njërin nga fëmijët i shtrirë në fund, i palëvizshëm. E kapa dhe e nxora. Pastaj u zhyta përsëri dhe gjeta tjetrin. I rridhte gjak nga goja dhe hunda, u frikësova shumë”, rrëfeu Goga për mediat.

Edhe pse theu këmbën gjatë ndërhyrjes, ai nuk u tërhoq. Heroizmi i tij u vlerësua menjëherë nga komuniteti vendas dhe u pasqyrua gjerësisht në media.

“Jam i huaj, por jam qenie njerëzore. Bëra atë që do të bënte çdo baba. Nuk më intereson kush janë fëmijët, çfarë race apo feje kanë. Mendoj vetëm për jetën e tyre”, u shpreh Goga i emocionuar.

Levian Goga, i njohur ndryshe si “Leo”, jeton prej 24 vitesh në Greqi dhe ka ndërtuar jetën e tij me familjen në Arta. Ai është baba i dy fëmijëve të vegjël.

Zona ku ndodhi incidenti njihet për rrezikshmëri të lartë, sidomos gjatë verës, kur fëmijët frekuentojnë lumin për t’u freskuar. Sipas dëshmive, njëri prej djemve ishte zhytur për të shpëtuar shokun, por fatkeqësisht, të dy rrezikuan të mbyteshin.

Veprimi i Gogës riktheu vëmendjen publike te vlerat themelore njerëzore, si guximi, ndjeshmëria dhe përgjegjësia ndaj jetës së tjetrit.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi...