Kryefaqe Kronikë Aksident i rëndë te kthesa e Kardhiqit: Ambulanca përplaset me makinën, tre të lënduar
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Aksident i rëndë te kthesa e Kardhiqit: Ambulanca përplaset me makinën, tre të lënduar

Shpërndaj
Shpërndaj

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Kardhiqit, ku një ambulancë është përplasur me një automjet që po lëvizte në kah të kundërt.

Sipas informacioneve paraprake, ambulanca po transportonte një pacient nga Tepelena drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës kur, për shkaqe ende të paqarta, është përplasur me një automjet të vogël. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar pacienti që ndodhej në ambulancë si dhe dy pasagjerë nga mjeti tjetër.

Të tre të lënduarit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërkohë që qarkullimi në zonë është normalizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë për dëmtime të shumta të automjeteve të përfshira në aksident.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...