Kryefaqe Kronikë Policia dhe FNSH blindojnë Sarandën dhe Delvinën: Arrestohet 44-vjeçari me kallashnikov në makinë
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Policia dhe FNSH blindojnë Sarandën dhe Delvinën: Arrestohet 44-vjeçari me kallashnikov në makinë

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia e Delvinës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ngarkesa”, duke çuar në arrestimin e një shtetasi që qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak në automjetin e tij.

Në kuadër të kontrolleve intensive të ndërmarra për rritjen e sigurisë gjatë sezonit veror dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndaluan në vendin e quajtur “Blerimas” një automjet tip “Toyota”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me 30 fishekë. Në vijim të veprimeve procedurale, në pranga u vu drejtuesi i mjetit, shtetasi Eqerem Sora, 44 vjeç, banues në Vlorë. 44-vjeçari rezulton i dënuar në SHBA për përdhunimin e një shtetaseje.

Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Kontrolle intensive nga policia u zhvilluan dhe në qytetin e Sarandës.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...