Kryefaqe Kronikë Policia identifikon autorin që kanosi me thikë kandidaten e PD-së Matilda Qurku dhe familjen e saj
KronikëKryesorePolitikë

Policia identifikon autorin që kanosi me thikë kandidaten e PD-së Matilda Qurku dhe familjen e saj

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia e Sarandës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin M. B., 21 vjeç, si autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen nr. 3 të qytetit. I riu dyshohet se ka kanosur me thikë kandidaten e Partisë Demokratike për deputete në zgjedhjet e 11 majit, Matilda Qurku, bashkëshortin e saj Elidon Bajrami dhe fëmijët e tyre të mitur.

Sipas njoftimit zyrtar, pas konfliktit verbal, M. B. ka ndjekur automjetin me të cilin udhëtonte familja Qurku-Bajrami dhe e ka goditur disa herë, duke i shkaktuar dëme materiale dhe duke rrezikuar seriozisht sigurinë e tyre. Ngjarja ka ndodhur pranë lokalit në pronësi të familjes, ndërsa pamjet filmike janë bërë publike në rrjetet sociale.

Policia ka sekuestruar automjetin e autorit, ndërkohë që vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Ndaj 21-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Kanosje”, “Shkatërrim prone” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...