Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të mërkurë në Borsh, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve janë shënuar dy të vdekur dhe dy të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin me furgon, shtetasi Kujtim Mehmeti, rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij.
Dy personat e tjerë, drejtuesi i foristradës Myfit Qejvani dhe pasagjeri që udhëtonte me të, janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.
Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Hetimet për këtë ngjarje tragjike vijojnë.

“Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj.
Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, thueht në njoftimin e policisë.
Lini një koment