Kryefaqe Kronikë Prita e dyshuar për vrasje në Gjashtë, lirohen “vëzhguesit”, burg për personat e armatosur
KronikëKryesore

Prita e dyshuar për vrasje në Gjashtë, lirohen “vëzhguesit”, burg për personat e armatosur

Shpërndaj
Shpërndaj

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën “arrest në burg” për Alfred Kajan dhe Sidorel Morisenin, të arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Gjashtë, ndërsa tre personat e tjerë të arrestuar me ta janë lënë të lirë.

Kaja dhe Moriseni akuzohen për “Mbajtja pa leje e armëve”, pasi gjatë ndërhyrjes së policisë iu gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre me silenciator. Vitrin Hoxha, Franko Bobja dhe Vionis Poka, të dyshuar për “Moskallëzim krimi” nuk do të qëndrojnë në burg.

Pesë të rinjtë u kapën në një pritë pranë një lokali në fshatin Gjashtë, ku policia ndërhyri pas dyshimeve se mund të ishin duke përgatitur një ngjarje kriminale. Në kontroll u gjetën dy armët e zjarrit, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar qëllimin e tyre dhe objektivin që prisnin.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Transportonin 4 kinezë drejt Greqisë, 21-vjeçari i ikën me vrap policisë së Sarandës, arrestohet shoku

Policia Kufitare e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Transit 3”, duke goditur një rast të transportimit të paligjshëm të emigrantëve drejt Greqisë....

Biznesmeni në Angli denoncon: Kryepolici i Bashkisë Sarandë më kërkoi 4 mijë euro për rampën për babanë invalid. I shkruajta Ramës, më mori në telefon

Biznesmeni nga Saranda, Bledar Omeri, i cili jeton dhe punon në Angli, ka denoncuar në redaksinë e Saranda Online një rast të pretenduar...

BKH zbarkon në Sarandë, kontrolle në banesën e zv.kryebashkiakut Elton Dauti dhe kompaninë e tij “Eco Taxi”

Një aksion i Byrosë Kombëtare të Hetimit është zhvilluar të mërkurën që lamë pas në Sarandë, ku agjentët kanë kryer kontrolle në disa...

Vodhi makinën në parkimin e hotelit dhe i hodhi targat në kosh, arrestohet 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare me inicialet E. S. është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në parkimin e një hoteli në...

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...