Artan Murtaj, 44 vjeç, i njohur si “Tani Ruzhdiut”, është vrarë me armë zjarri në qendër të Sarandës, ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Xhevdet Skëndaj. Sipas të dhënave paraprake, autorët dyshohet se ishin dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor dhe u larguan menjëherë pas atentatit.
Murtaj ishte person me precedentë të mëparshëm penalë dhe rezultonte i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj; për këtë ngjarje ai ishte akuzuar për “Përkrahje të autorit të krimit”. Hetimet për atentatin vijojnë, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e motivit.
Lini një koment