44-vjeçari Artan Myrtaj u vra mëngjesin e kësaj të diele në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë. Sipas të dhënave paraprake, Myrtaj sapo ishte ulur për kafe në një lokal, kur dy persona të maskuar dhe me motorë iu afruan nga rruga “Lefter Talo” dhe qëlluan të paktën dy herë në drejtim të tij; pasi pikasi autorët, 44-vjeçari tentoi të largohej me vrap drejt rrugës “Vangjel Pandi”, por u qëllua për vdekje në mes të rrugës. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit.
Artan Myrtaj kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte arrestuar në korrik 2025, pas plagosjes me armë të Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lamajt në Sarandë. Policia e kishte akuzuar atë për “përkrahje të autorit të krimit”, ndërsa hetimet e asaj kohe e lidhnin ngjarjen me një konflikt për një sipërfaqe toke; për këtë çështje, në kërkim ishin shpallur edhe persona të tjerë.
Autorët u larguan menjëherë pas të shtënave. Policia ngriti pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijoi kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Lini një koment