Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin e Prokurorisë së Sarandës për sekuestrimin e pasurive në kuadër të një procedimi penal për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre. Hoteli ishte cilësuar në njoftimin e Prokurorisë si një objekt pesëkatësh i ndërtuar pa leje, për të cilin ishte kërkuar vendosja e masës së sekuestros.
Megjithatë, gjatë shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Sarandës ka arsyetuar se “Central Park Premium Hotel” disponon leje ndërtimi dhe se numri i pasurisë së këtij objekti është i ndryshëm nga numri i pasurisë së pronës për të cilën Prokuroria kishte kërkuar sekuestrimin. Për këto arsye, gjykata ka vendosur heqjen e masës së sekuestros ndaj hotelit, duke e përjashtuar këtë pasuri nga masa e vendosur në kuadër të procedimit penal.
Lini një koment