Kryefaqe Sociale & Ekonomi Kapen në Vlorë 6 biznese që tregtonin pulë me Salmonelë
Sociale & Ekonomi

Kapen në Vlorë 6 biznese që tregtonin pulë me Salmonelë

Shpërndaj
Shpërndaj

Gjatë një serie kontrollesh të realizuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë, janë identifikuar deri tani 6 subjekte, të cilat kanë pasur në ambientet e tyre dhe kanë tregtuar për klientët mish pule të kontaminuar me Salmonelë.

Subjektet përfshijnë markete dhe restorante, të cilat janë hallka e fundit e konsumit të këtyre produkteve nga klientët.

Burime të besueshme bëjnë me dije se nga qyteti i Vlorës janë tërhequr sasi të konsiderueshme të mishit të pulës me Salmonelë. Dyshohet se numri i subjekteve, përfshirë markete, restorante dhe fast-food-e, të cilat kanë tregtuar apo shërbyer mish të kontaminuar, mund të jetë edhe më i madh.

Pjesa më e madhe e këtyre subjekteve janë të vendosura afër shkollave dhe në zonat më të frekuentuara të qytetit.

Pas daljes së lajmit në media, shumë subjekte private në Vlorë kanë hequr menjëherë mishin nga stoqet e tyre, pavarësisht nëse ai ka qenë i infektuar me Salmonelë apo jo, për të shmangur çdo rrezik për konsumatorët.

Ndërkohë, janë marrë masa administrative dhe janë shqiptuar gjoba për subjektet që kanë shkelur rregullat e sigurisë ushqimore.

Ndërkohë në Sarandë nuk dihet ende nësa ka subjekte që kanë tregtuar produkte pule të kontaminuara, edhe nëse i kanë hequr ato nga qarkullimi i bizneseve të tyre?!

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Aksident tragjik në Karahaxh, humbin jetën dy vajza nga Kopaçëza (Emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në kthesën e njohur si “Pularia”, në fshatin Karahaxh. Nga përplasja fatale kanë...

Sherr për Jet Ski-në pranë plazhit Bora Bora në Ksamil, shoqërohen në polici 3 persona (Emrat)

Një mosmarrëveshje për marrjen me qira të një Jet-Ski ka degjeneruar në konflikt fizik mes tre shtetasve, pasditen e së dielës pranë plazhit...

Jet Ski-ja futet mes pushuesve në Ksmail, gjobitet pronari dhe sekuestrohet mjeti

Një Jet Ski është bllokuar nga Policia Kufitare e Sarandës, pasi u konstatua duke lëvizur brenda perimetrit të sigurisë së pushuesve në Ksamil,...

Dy banorët e Sarandës rrahin turistin nga Tirana, procedohen penalisht

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë nisur procedim penal ndaj shtetasve E. Ç., 44 vjeç, dhe A. Ç.,...

Berisha ndan videon e marrë nga Saranda Online: Kjo është gjendja e turizmit në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një video të marrë nga Saranda Online, përmes së cilës ka denoncuar...

Denoncon turisti gjerman: Fibank më mbajti 75 euro komision për në tërheqje në bankomat në Ksamil

Fi Bank akuzohet për mungesë transparence ndaj turistëve të huaj. Një qytetar gjerman ka denoncuar një tarifë të pazakontë komisioni që iu aplikua...

Artikuj të ngjashem

Greqia shpërblen heroizmin e shqiptarit që rrezikoi jetën për shpëtimin e fëmijëve, i jep pasaportën greke

Një akt trimërie nga një emigrant shqiptar në Greqi ka tërhequr vëmendjen...

Euro “pikiatë” në tregun valutor, rënia për shkak të hedhjes së parave në fushatë

Monedha europiane ka vijuar rënien në raport me lekun shqiptar. Të enjten,...

Këmbimi valutor: Euro prek “fundin”, me sa këmbehen monedhat e tjera

Euro ka vijuar edhe këtë të martë, 6 maj, prirjen rënëse në...