Kryefaqe Kronikë Qëlloi gruan me thikë, arrestohet nga policia Adriatik Bodini
Kronikë

Qëlloi gruan me thikë, arrestohet nga policia Adriatik Bodini

Shpërndaj
Policia Sarandë
Shpërndaj

Policia e Sarandës ka vënë në pranga Adriatik Bodinin, 55 vjeçarin i cili dyshohet se pasditen e së hënës qëlloi me thikë bashkëshorten e tij, Mirjana Bodini, 51 vjeçe.

Ngjarja ndodhi në ambientet e banesës së çiftit, në një pallat në lagjen nr.4, duke tronditur komunitetin lokal.

E plagosura mori ndihmën e parë në spitalin e Sarandës dhe më pas u dërgua me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet në reanimacion. Mjekët raportojnë se gjendja e saj mbetet e rënduar.

Burime bëjnë me dije se 55-vjeçari njihet për konsum të tepruar të alkoolit. Çifti, që është me origjinë nga Nivica, ka një djalë. Ndërkohë, fqinjët janë shprehur të shokuar nga ngjarja, duke i përshkruar si një familje e qetë.

Megjithatë ata jashtë kamerave shprehen se viktima shpesh ishte përfshirë në konflikte me banorët, veçanërisht me fëmijët e lagjes.

Hetimet janë në vijim për të zbuluar rrethanat dhe motivet e sulmit, ndërsa Bodini pritet të dalë përpara gjykatës për masën e sigurisë.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili,...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium...