Kryefaqe Politikë Skandali me tjetërsimin e pronave në Himarë, GJKKO urdhëron SPAK të marrë të pandehur Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin
Politikë

Skandali me tjetërsimin e pronave në Himarë, GJKKO urdhëron SPAK të marrë të pandehur Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin

Shpërndaj
Shpërndaj

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të regjistrojë procedim penal ndaj deputetes së Partisë Socialiste dhe ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, si dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi. Vendimi është marrë pas një denoncimi të bërë nga eurodeputetit Fredi Beleri, i cili ka kërkuar hetime për çështjen e tjetërsimit të pronave në Himarë.

Pas kallëzimit të Belerit, SPAK nisi hetime për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, dhe disa zyrtarë të tjerë për të njëjtën çështje, duke i çuar ata në gjyq. Megjithatë, Xhaçka dhe Gaçi nuk ishin përfshirë fillimisht në proces. Pas këtij vendimi, tashmë SPAK është i detyruar të vijojë hetimet ndaj Xhaçkës dhe bashkëshortit për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të parave.

Sipas kallëzimit, bëhet fjalë për një pronë në Dhërmi, e cila pretendohet se është tjetërsuar në mënyrë të paligjshme dhe më pas është shitur tek Artan Gaçi. Në hetimet e mëparshme, SPAK ka vendosur të sekuestrojë këtë pronë.

Ndërkohë, më 13 mars, ish-kryebashkiaku Jorgo Goro u dënua me 2 vite e 20 ditë burg për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie, si dhe iu ndalua për 5 vite ushtrimi i funksioneve publike.

Olta Xhaçka është aktualisht kanidate për zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të PS në Tiranë.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...

“Për 2800 euro të çoj në Itali”- Arrestohet me furgonin plot me emigrantë 35-vjeçari në Sarandë

Policia Kufitare e Sarandës arrestoi shtetasin A.Z., 35 vjeç, banues në Itali, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 21...

Kapet në Greqi autori i vrasjes së Rexhep Ismailit, në pranga dhe bashkëpunëtori i tij

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës, janë arrestuar...

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

Artikuj të ngjashem

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni...

Profesori i njohur kundër parkimit te gjimnazi “Hasan Tahsini”: Shkoni gjeni terrene të tjera

Profesori me origjinë nga Saranda, Emiljo Cika, kundërshton vendimin e Këshillit Bashkiak...