Kryefaqe Aktualitet Denoncon turisti gjerman: Fibank më mbajti 75 euro komision për në tërheqje në bankomat në Ksamil
AktualitetKryesoreLajm i FunditSociale & Ekonomi

Denoncon turisti gjerman: Fibank më mbajti 75 euro komision për në tërheqje në bankomat në Ksamil

Shpërndaj
Shpërndaj

Fi Bank akuzohet për mungesë transparence ndaj turistëve të huaj.

Një qytetar gjerman ka denoncuar një tarifë të pazakontë komisioni që iu aplikua gjatë një tërheqjeje të thjeshtë në një bankomat në Ksamil, duke ngritur shqetësime mbi transparencën e institucioneve financiare në zonat turistike të Shqipërisë.

Sipas dokumentacionit të publikuar nga vetë turisti në rrjete sociale, ai kreu një tërheqje prej 400 eurosh në një ATM të FI Bank, por nga llogaria e tij u zbritën gjithsej 475.80 euro – çka përkon me një komision prej 75.80 eurosh, ose rreth 19% të shumës së tërhequr.

“Një përvojë shokuese,” e ka cilësuar ai ngjarjen, duke theksuar se nuk iu dha asnjë paralajmërim i qartë për një tarifë të tillë përpara përfundimit të transaksionit. “As në destinacione shumë më të shtrenjta në Evropë nuk kam paguar ndonjëherë komisione të kësaj natyre,” është shprehur ai.

Rasti ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjete sociale dhe media lokale, duke ngritur pikëpyetje mbi mungesën e kontrollit dhe mbikëqyrjes që i bëhet praktikave të tarifimit nga bankat, veçanërisht në zona me fluks të lartë turistësh.

Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga FI Bank për këtë rast.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...