Kryefaqe Kryesore Armando Goxharaj dhe Alban Alikaj lënë pa ujë Sarandën, ia heqin qytetit e ia çojnë hoteleve
KryesoreLajm i FunditPolitikë

Armando Goxharaj dhe Alban Alikaj lënë pa ujë Sarandën, ia heqin qytetit e ia çojnë hoteleve

Shpërndaj
Shpërndaj

Në këto ditë të nxehta vere, me temperatura që arrijnë deri në 35 Gradë Celcius, disa lagje të Sarandës po përballen me mungesë totale të furnizimit me ujë të pijshëm. Situata vjen në kulmin e sezonit turistik, kur qyteti është i tejmbushur me vizitorë.

Prej gati 5 ditësh, banorët e lagjes nr. 3 (rruga “Gjergj Arianiti”), lagjes nr. 4 në Kodër, rrugës së Bashkisë dhe rrugës së 5-të raportojnë se janë pa ujë. Ankesa të shumta kanë mbërritur pranë redaksisë së Saranda Online, ku qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ndërmarrja e ujësjellësit të qytetit.

Mungesa e ujit po ndikon rëndë jo vetëm në jetën e përditshme të banorëve, por edhe në imazhin turistik të Sarandës. Turistët po përballen me një realitet që e largon Shqipërinë nga aspirata për një turizëm cilësor.

Sipas banorëve dhe burimeve lokale, përgjegjësia për këtë situatë i atribuohet drejtorit të ujësjellësit, Amardo Goxharaj, si dhe përgjegjësit për zonën e Sarandës, Alban Alikaj. Pretendimet e ngritura nga qytetarët dhe burime të tjera flasin për favorizim të furnizimit me ujë ndaj disa hoteleve, në këmbim të pagesave të paligjshme, duke lënë pa furnizim një pjesë të madhe të qytetit.

Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar mbi këtë çështje, ndërkohë që autoritetet ligjzbatuese duhet të nisin hetimet.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri...