Kryefaqe Kronikë Tentoi të kalonte ilegalisht 2 gra dhe 4 fëmijët e tyre drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari nga Vrina
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Tentoi të kalonte ilegalisht 2 gra dhe 4 fëmijët e tyre drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari nga Vrina

Shpërndaj
Shpërndaj

Një 19-vjeçar nga Vrina e Konispolit është arrestuar në flagrancë pranë Qafë Botës, pasi dyshohet se po ndihmonte 6 persona të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë.

Sipas Policisë Kufitare, bëhet fjalë për dy gra nga Fieri dhe Lushnja, së bashku me katër fëmijët e tyre, të cilët nuk dispononin dokumente. I riu dyshohet se do t’i shoqëronte në këmbë përmes kufirit të gjelbër kundrejt pagesës prej 100 europër person.

Policia ka shpallur në kërkim edhe drejtuesin e automjetit që transportoi shtetasit deri pranë kufirit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Transportonin 4 kinezë drejt Greqisë, 21-vjeçari i ikën me vrap policisë së Sarandës, arrestohet shoku

Policia Kufitare e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Transit 3”, duke goditur një rast të transportimit të paligjshëm të emigrantëve drejt Greqisë....

Biznesmeni në Angli denoncon: Kryepolici i Bashkisë Sarandë më kërkoi 4 mijë euro për rampën për babanë invalid. I shkruajta Ramës, më mori në telefon

Biznesmeni nga Saranda, Bledar Omeri, i cili jeton dhe punon në Angli, ka denoncuar në redaksinë e Saranda Online një rast të pretenduar...

BKH zbarkon në Sarandë, kontrolle në banesën e zv.kryebashkiakut Elton Dauti dhe kompaninë e tij “Eco Taxi”

Një aksion i Byrosë Kombëtare të Hetimit është zhvilluar të mërkurën që lamë pas në Sarandë, ku agjentët kanë kryer kontrolle në disa...

Vodhi makinën në parkimin e hotelit dhe i hodhi targat në kosh, arrestohet 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare me inicialet E. S. është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në parkimin e një hoteli në...

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...