Kryefaqe Aktualitet Me armët gati për të kryer vrasje, kush janë të rinjtë që kishin ngritur pritën në Gjashtë
AktualitetKronikëKryesoreLajm i Fundit

Me armët gati për të kryer vrasje, kush janë të rinjtë që kishin ngritur pritën në Gjashtë

Shpërndaj
Shpërndaj

Pesë persona janë arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se kishin ardhur në qytet me qëllim kryerjen e një vrasjeje në fshatin Gjashtë.

Sidorel Moriseni, 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe Alfred Kaja, 26 vjeç, banues në Kavajë, u kapën pranë një lokali në Gjashtë, teksa ndodheshin në një rrugicë pa ndriçim të mjaftueshëm, ku kishin ngritur një pritë.

Sipas policisë, ata mbanin në duar dy pistoleta, njëra prej të cilave me silenciator dhe ishin në pritje të objektivit të tyre.

Në pranga përfunduan edhe Vitrin Hoxha, 20 vjeç, banues në Kavajë, Vonis Poka, 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe Franko Bobja, 21 vjeç, banues në Kavajë, të dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e objektivit të dyshuar.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Sa ishte ulur në kafe, kush është viktima, Artan Myrtaj, si ndodhi atentati në qendër të qytetit

44-vjeçari Artan Myrtaj u vra mëngjesin e kësaj të diele në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë. Sipas të dhënave paraprake, Myrtaj sapo ishte...

Atentat në zemër të Sarandës! Persona me motor ekzekutojnë 44-vjeçarin, plagoset një kalimtar

Artan Murtaj, 44 vjeç, i njohur si “Tani Ruzhdiut”, është vrarë me armë zjarri në qendër të Sarandës, ndërsa nga të shtënat ka...

Emrat/ Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thikë, njëri dërgohet në Tiranë

Tre të rinj janë plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë. Bëhet fjalë për vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario...

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil,...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të...