Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë të enjte në aksin Sarandë-Ksamil, pranë Manastirit, ku janë përplasur tre automjete.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy turistë spanjollë, Jove Pibrall Jove, 24 vjeç, dhe Catia Picac, 37 vjeçe, të cilët ndodheshin në Sarandë për pushime.
Sipas bluzave të bardha, 24-vjeçari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa 37-vjeçarja po trajtohet në spitalin e Sarandës.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lini një koment