Kryefaqe Aktualitet “Nëse kapeni dy herë i dehur, harrojeni patentën”-Hyn në fuqi Kodi i ri Rrugor
AktualitetKryesore

“Nëse kapeni dy herë i dehur, harrojeni patentën”-Hyn në fuqi Kodi i ri Rrugor

Shpërndaj
Shpërndaj

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor, të cilat parashikojnë masa më të ashpra për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, me synim rritjen e sigurisë në rrugë.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit. Drejtuesit që kapen për herë të dytë me mbi 0.5 gram alkool për litër gjak, pasi janë ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, do ta humbasin përgjithmonë lejen e drejtimit.

Rregulla të reja janë vendosur edhe për shoferët e rinj. Personat që kapen duke drejtuar mjet pa patentë nuk do të lejohen të regjistrohen në autoshkollë për një vit, ndërsa të miturit do të duhet të presin dy vite pas mbushjes së moshës 18 vjeç për të aplikuar për leje drejtimi.

Për dy vitet e para pas pajisjes me patentë, shoferët e rinj nuk do të lejohen të konsumojnë alkool para drejtimit të mjetit. Gjithashtu, ata nuk do të mund të qarkullojnë me më shumë se 90 km/h në autostradë dhe 80 km/h jashtë zonave të banuara. Shkelja e këtyre rregullave ndëshkohet me gjobë, pezullim të patentës dhe heqje pikësh.

Kodi i ri parashikon gjithashtu gjoba më të larta për tejkalimin e shpejtësisë dhe manovrat e rrezikshme. Drejtuesit që kapen dy herë brenda një viti duke përdorur celularin gjatë drejtimit do t’u pezullohet patenta për tre muaj. Ndalimi i përdorimit të celularit zbatohet edhe për drejtuesit e biçikletave, motorëve deri në 50 cc dhe monopatinave.

Një tjetër ndryshim është se pezullimi i patentës nuk mund të shmanget më duke paguar dyfishin e gjobës. Për lejet e drejtimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare, pezullimi do të zbatohet automatikisht./M.Q

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Sa ishte ulur në kafe, kush është viktima, Artan Myrtaj, si ndodhi atentati në qendër të qytetit

44-vjeçari Artan Myrtaj u vra mëngjesin e kësaj të diele në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë. Sipas të dhënave paraprake, Myrtaj sapo ishte...

Atentat në zemër të Sarandës! Persona me motor ekzekutojnë 44-vjeçarin, plagoset një kalimtar

Artan Murtaj, 44 vjeç, i njohur si “Tani Ruzhdiut”, është vrarë me armë zjarri në qendër të Sarandës, ndërsa nga të shtënat ka...

Emrat/ Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thikë, njëri dërgohet në Tiranë

Tre të rinj janë plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë. Bëhet fjalë për vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario...

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil,...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të...