Kryefaqe Aktualitet Policia lumë gjobash në Sarandë e Vlorë, efektivët “lëshohen” rrugëve: 3344 gjoba për 5 ditë
AktualitetKryesoreLajm i Fundit

Policia lumë gjobash në Sarandë e Vlorë, efektivët “lëshohen” rrugëve: 3344 gjoba për 5 ditë

Shpërndaj
Shpërndaj

Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës kanë ndërmarrë një aksion për monitorimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik. Kontrollet janë zhvilluar në akset kryesore të qarkut me përdorimin e radarëve, dronëve dhe automjeteve inteligjente, me fokus drejtuesit që shkelin rregullat e qarkullimit.

Gjatë periudhës 1–6 gusht 2026, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 24 drejtues mjetesh, kryesisht për drejtim automjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi apo shkelje të rregullave të qarkullimit me pasoja.

Ndërkohë, gjatë këtyre kontrolleve janë vendosur 3344 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, përfshirë tejkalim shpejtësie, mosvendosje të kaskës mbrojtëse, përdorim celulari gjatë drejtimit dhe shkelje të tjera.

Policia Rrugore njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të Vlorës dhe Sarandës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për përdoruesit e rrugës.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Sa ishte ulur në kafe, kush është viktima, Artan Myrtaj, si ndodhi atentati në qendër të qytetit

44-vjeçari Artan Myrtaj u vra mëngjesin e kësaj të diele në qendër të Sarandës, pranë ish-agjencisë. Sipas të dhënave paraprake, Myrtaj sapo ishte...

Atentat në zemër të Sarandës! Persona me motor ekzekutojnë 44-vjeçarin, plagoset një kalimtar

Artan Murtaj, 44 vjeç, i njohur si “Tani Ruzhdiut”, është vrarë me armë zjarri në qendër të Sarandës, ndërsa nga të shtënat ka...

Emrat/ Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur me thikë, njëri dërgohet në Tiranë

Tre të rinj janë plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë. Bëhet fjalë për vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario...

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Artikuj të ngjashem

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil,...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të...