Tre të rinj janë plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë. Bëhet fjalë për vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe 19-vjeçarin Andi Saliaj.
Bëhet me dije se 24-vjeçari Elidon Shukulli është nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:55, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes së shëtitores së qytetit.
Në vijim të hetimeve, policia ka arrestuar 22-vjeçarin Kamelo Aliaj dhe 19-vjeçarin Andi Saliaj, ndërsa ka shpallur në kërkim 19-vjeçarin Eduard Bajrami.
Të arrestuarit dhe personi i shpallur në kërkim do të përballen me akuzat për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
Lini një koment