Kryefaqe Politikë PD i kërkon KQZ mbylljen e zyrës zgjedhore të Ardit Bidos dhe Ina Majkos në Delvinë
Politikë

PD i kërkon KQZ mbylljen e zyrës zgjedhore të Ardit Bidos dhe Ina Majkos në Delvinë

Shpërndaj
Ina Majko, Ardit Bido
Shpërndaj

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të enjte Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas selisë blu, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndonëse ligji përcakton një distancë minimale prej 300 metrash.

Denoncimi fillimisht u bë nga kandidatja e PD-së në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ndërkohë që më vonë Koalicioni “PD-Shqipëria për Aleancën Madhështore” depozitoi në KQZ një kërkesë zyrtare për mbylljen e kësaj zyre elektorale.

“Kjo kërkesë lidhet me konstatimin e një shkeljeje të rregullave të përcaktuara në legjislacionin zgjedhor nga Partia Socialiste. Konkretisht, në qytetin e Delvinës është hapur një zyrë zgjedhore e PS-së në një distancë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet te kinoteatri i qytetit, aty ku janë parashikuar edhe qendrat e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas informacioneve nga terreni, kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëngjitur janë edhe pamjet e denoncimit në fjalë.

Hapja e një zyre zgjedhore në një distancë më të vogël se 300 metra nga qendrat e votimit apo KZAZ ndalohet nga ligji, për të shmangur çdo ndikim te zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë shkelje dhe të marrë masat e duhura administrative dhe ligjore për mbylljen e menjëhershme të kësaj zyre,” thuhet në kërkesë.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Denoncon turisti gjerman: Fibank më mbajti 75 euro komision për në tërheqje në bankomat në Ksamil

Fi Bank akuzohet për mungesë transparence ndaj turistëve të huaj. Një qytetar gjerman ka denoncuar një tarifë të pazakontë komisioni që iu aplikua...

Kod i ri Penal: Braktisja apo keqtrajtimi i kafshëve mund të dënohet deri në 3 vite burg

Propozimet e reja legjislative në draftin e Kodit të ri Penal parashikojnë masa më të rrepta ndëshkuese ndaj çdo akti që dëmton apo...

Po pinin së bashku në një lokal në Borsh, 42-vjeçari debaton me shokun: Nxjerr armën dhe e qëllon

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit. Sipas...

“Para e madhe në lojë”| PD e PS bëhen bashkë, ‘braktisin’ niviciotët: Kalojnë në Këshillin Bashkiak parkun fotovoltaik

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka miratuar me unanimitet të votave të socialistëve dhe demokratëve, dhënien me qira të një sipërfaqeje prej 60 hektarësh...

Ksamil: Vodhi portofolin me para dhe karta banke, arrestohet turisti hungarez

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim një 36-vjeçar, të dyshuar për një vjedhje të ndodhur...

Gjendet trupi i pajetë i turistit portugez të zhdukur në Sarandë

Është gjetur trupi i pajetë i turistit portugez që u raportua i zhdukur pasditen e së dielës në ujërat pranë lagunës në zonën...

Artikuj të ngjashem

Policia identifikon autorin që kanosi me thikë kandidaten e PD-së Matilda Qurku dhe familjen e saj

Policia e Sarandës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin M. B.,...

Ina Zhupa: Saranda është kthyer në arenë përplasjesh mes bandave, policia spektatore

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur alarmin për situatën e...

Kryebashkiaku i Konispolit i vetmi nga socialistët që nuk i bindet Ramës: Drejtorët nuk i shkarkoj, i kam të rinj

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, nuk ka pranuar të zbatojë...