Kryefaqe Politikë PD i kërkon KQZ mbylljen e zyrës zgjedhore të Ardit Bidos dhe Ina Majkos në Delvinë
Politikë

PD i kërkon KQZ mbylljen e zyrës zgjedhore të Ardit Bidos dhe Ina Majkos në Delvinë

Shpërndaj
Ina Majko, Ardit Bido
Shpërndaj

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të enjte Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor në qytetin e Delvinës. Sipas selisë blu, PS ka hapur një zyrë elektorale vetëm 50 metra larg Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor (KZAZ), ndonëse ligji përcakton një distancë minimale prej 300 metrash.

Denoncimi fillimisht u bë nga kandidatja e PD-së në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ndërkohë që më vonë Koalicioni “PD-Shqipëria për Aleancën Madhështore” depozitoi në KQZ një kërkesë zyrtare për mbylljen e kësaj zyre elektorale.

“Kjo kërkesë lidhet me konstatimin e një shkeljeje të rregullave të përcaktuara në legjislacionin zgjedhor nga Partia Socialiste. Konkretisht, në qytetin e Delvinës është hapur një zyrë zgjedhore e PS-së në një distancë të afërt me KZAZ-në e Delvinës, e cila ndodhet te kinoteatri i qytetit, aty ku janë parashikuar edhe qendrat e votimit për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas informacioneve nga terreni, kjo zyrë përdoret nga kandidatët e listës shumëemërore të PS-së, Ardit Bido dhe Ina Malko. Bashkëngjitur janë edhe pamjet e denoncimit në fjalë.

Hapja e një zyre zgjedhore në një distancë më të vogël se 300 metra nga qendrat e votimit apo KZAZ ndalohet nga ligji, për të shmangur çdo ndikim te zgjedhësit. Në këto kushte, ne si subjekt zgjedhor, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i drejtohemi KQZ-së që të konstatojë këtë shkelje dhe të marrë masat e duhura administrative dhe ligjore për mbylljen e menjëhershme të kësaj zyre,” thuhet në kërkesë.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

I fundosi agjenti i inflirtuar, lihen në burg 15 të arrestuarit për drogë në Sarandë, lirohen 5 prej tyre

Gjykata e Sarandës ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Vjeshta”, pas një seance...

Prokuroria kërkon arrest me burg 20 personat e arrestuar për trafik kokaine dhe kanabisi në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 20 personat e arrestuar...

Sa doli nga banesa, delvinjotit i bëhet atentat në mes të Athinës, qëllohet nga persona me motor

Eduart Mullaj, një 55-vjeçar shqiptar nga Delvina është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në...

“Kemi kapur kapot”- Policia e Sarandës shet fukarenjtë e bukës së gojës si “bosët e krimit”

Një aksion antidrogë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Sarandës, të cilin policia zgjodhi ta shiste sikur kishte arrestuar bosët e...

Kush janë 19 personat e arrestuar gjatë mega-operacionin anti-drogë në Sarandë, zbardhen emrat

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Vjeshta”, pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, duke arrestuar 19 persona dhe shpallur...

Megaoperacion anti-drogë në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve të narkotrafikut

Policia ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë në Sarandë, që ka çuar në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në...

Artikuj të ngjashem