Kryefaqe Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, transportohet te Trauma 22-vjeçari
KronikëKryesoreLajm i Fundit

Sherr mes të rinjve në Sarandë, transportohet te Trauma 22-vjeçari

Shpërndaj
Policia Sarandë
Shpërndaj

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, pas një sherri të dhunshëm të ndodhur pasditen e djeshme në lagjen nr. 1 të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi Andrea Nanai, banues në Sarandë, i cili së bashku me një person tjetër që aktualisht ndodhet në kërkim, kanë dhunuar brutalisht me doreza dhe sende të forta një 22-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, pas një sherri për motive të dobëta.

Shtetasi Orgito Brehamaj, banues në fshatin Gjashtë, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e bashkëautorit në kërkim.

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Transportonin 4 kinezë drejt Greqisë, 21-vjeçari i ikën me vrap policisë së Sarandës, arrestohet shoku

Policia Kufitare e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Transit 3”, duke goditur një rast të transportimit të paligjshëm të emigrantëve drejt Greqisë....

Biznesmeni në Angli denoncon: Kryepolici i Bashkisë Sarandë më kërkoi 4 mijë euro për rampën për babanë invalid. I shkruajta Ramës, më mori në telefon

Biznesmeni nga Saranda, Bledar Omeri, i cili jeton dhe punon në Angli, ka denoncuar në redaksinë e Saranda Online një rast të pretenduar...

BKH zbarkon në Sarandë, kontrolle në banesën e zv.kryebashkiakut Elton Dauti dhe kompaninë e tij “Eco Taxi”

Një aksion i Byrosë Kombëtare të Hetimit është zhvilluar të mërkurën që lamë pas në Sarandë, ku agjentët kanë kryer kontrolle në disa...

Vodhi makinën në parkimin e hotelit dhe i hodhi targat në kosh, arrestohet 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare me inicialet E. S. është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në parkimin e një hoteli në...

Këshillit Bashkiak të Sarandës i “qan shpirti” për qytetarët: Si mund t’ua rrisim çmimin e ujit, kur ata s’kanë ujë

Këshilli Bashkiak i Sarandës ka kundërshtuar njëzëri kërkesën e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Sarandë për rritjen e tarifave të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve....

Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve, ja kur pritet që bashkitë të votojnë për kryetarët e rinj

Presidenti i Republikës ka dekretuar 9 majin 2027 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Presidencës, vendimi u...