Kryefaqe Aktualitet Gjimnazi “Hasan Tahsini” do kthehet në parkim, mjeku i njohur nga Saranda kundër: Që të kuptoni pse e bëjnë, shihni arixhinjtë që…
AktualitetKryesoreLajm i FunditPolitikë

Gjimnazi “Hasan Tahsini” do kthehet në parkim, mjeku i njohur nga Saranda kundër: Që të kuptoni pse e bëjnë, shihni arixhinjtë që…

Shpërndaj
Shpërndaj

Vendimi i Këshillit Bashkiak të Sarandës për t’i hapur rrugë ndërtimit të një parkimi me pagesë në ambientet e gjimnazit “Hasan Tahsin” ka sjellë reagime të forta në qytet.

Mjeku i njohur sarandjot, Apostol Vaso, përmes një postimi në rrjete sociale, e sheh këtë vendim përtej çështjes së parkimit, duke e lidhur me ndryshimin e vlerave dhe prioriteteve që, sipas tij, karakterizojnë sot Sarandën.

Në mënyrë kritike dhe ironike, ai argumenton se një vendim i tillë nuk është i papritur, pasi sipas tij drejtuesit e sotëm të Sarandës pasqyrojnë edhe ndryshimin e prioriteteve të qytetit, ku arsimi dhe trashëgimia po zëvendësohen nga interesa të tjera.

REAGIMI I PLOTË:

A është Gjimnazi “Hasan Tahsin” një Monument Kulture për Sarandën?

Pikë së pari, që t’i përgjigjem kësaj pyetjeje duhet të sqaroj çfarë është Kultura dhe monumenti ku ajo mbështetet dhe ekspozohet…

Kultura shihet ose përcaktohet si bashkësia e vlerave të një komuniteti, vendi, apo shoqërie….

Bashkësi e vlerave në thelb nuk është gjë tjetër nga ajo se cilën ne vendosim të parën në dëshirat tona. P.sh., nëse ne mendojmë që burrëria është e para mbi çdo vlerë tjetër, atëherë kjo është pjesë e kulturës së atij vendi ose komuniteti, që rregullon çdo gjë bazuar në vlerësimin dhe evidentimin e shenjave të burrërisë. Një gjë e tillë është Besa.

E njëjta gjë ndodh edhe për gjërat e tjera, për vallet, dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin, për martesën, për shëndetin, dijen, shkencën e kështu me radhë.

Kjo është mënyra si shihet kultura si përcaktim.

Në kulturën e një vendi ka edhe gjëra të tjera, p.sh. gjirokastritët kanë kursimin, shkodranët humorin, beratasit ndërtimin e shtëpive një mbi një, e të tjera gjëra si këto.

Ka të tjerë që kanë shëtitjen pa u stabilizuar në një vend, siç bëjnë arrixhinjtë.

Ka të tjerë që kanë jetën nomade, siç janë vllehët.

Ajo që dua të përmend në këtë postim për kulturën është edhe qëndrimi i sarandjotëve për arsimin.

Kudo më parë nëpër Shqipëri do dëgjoje që sarandjotët e duan shumë arsimin, sepse për çdo student që shkonte në Universitet nga Saranda, pritshmëria ishte shumë e lartë, sepse ata e kishin kulturë dijen dhe përpjekjen për t’u arsimuar.

Nga ana tjetër, vlerësimi si kulturë për arsimimin kishte një pikë demonstrimi dhe krenarie për Sarandën dhe sarandjotët, kjo pikë demonstrimi ishte godina e gjimnazit dhe ambientet për rreth saj.

Për të gjithë ne që jemi rritur dhe arsimuar aty, kjo godinë dhe ambientet e saj ishin piedestali ku ne shikonim kulturën tonë për arsimimin.

Në këtë kuadër gjithmonë kur dëgjonim diçka në lidhje me kulturën tonë për arsimin, menjëherë ne na dilte me imagjinatë ky piedestal, godina e Hasan Tahsinit, me të gjithë ambientet që ne kemi kryer këtë proces të marrjes së dijes…

Pasi sqarova edhe konceptin për Monumentin apo piedestalin edhe konceptin për kulturën, le të kthehemi tek çështja që nisëm që në fillim, a është sot gjimnazi “Hoxha Tasimi” një Monument Kulture???

Në këndvështrimin tim sot, nuk është më si parë, sepse shijet dhe interesat e njerëzve të Sarandës kanë ndryshuar, tani kulturë konsiderohet e një makine luksoze, një post i rëndësishëm në Bashki pa merite, një tender i përfituar me miqësi, para të përfituara shpejt për një vilë luksoze, mundësisht me pishinë, një hotel me shumë kate dhe me parking të gjerë…

Kështu që unë mendoj se ajo që dëgjova për prishjen e ambienteve të gjimnazit për të ndërtuar parking, është diçka e natyrshme, e cila vjen si rezultat i kulturës që kanë sot njerëzit në Sarandë.

Në një farë mënyre parkingu apo çdo gjë tjetër që do të ndërtohet në vend të ambienteve ku ne jemi edukuar, është monumenti ku njerëzit e sotëm vendosin kulturën e tyre që ta shohë kushdo…

Dmth, për të kuptuar ata që po ndërtojnë parkimin në territorin e shkollës, duhet të kemi parasysh arrxhinjtë, që kanë kulturë ece-jaket dhe piedestali ose monumenti për të kuptuar kulturën e tyre është çadra që ata ngrenë, në vendin ku instalohen përkohësisht.

Përfundimisht… Ashish prindër ke, ashish surrat ke, thoshte dikur një nënë piluriote.

 

Shpërndaj

Lini një koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Aktualitet

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë, i cili...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, një nga objektet që ishte përfshirë në njoftimin...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e Komisariatit të Policisë Sarandë. Kryekomisari Saimir Shkambaj, i cili deri tani...

Prokuroria e Sarandës sekuestron hotelin me pesë kate pa leje në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar hotelin “Central Park Premium Hotel” në Ksamil, i ndërtuar me pesë kate pa leje, si dhe një objekt...

Komisariati i Sarandës drejt shkrirjes, do ngrihet Task-Forcë e posaçme për krimet në zonat turistike

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka paralajmëruar riorganizimin e zinxhirit komandues të Komisariatit të Sarandës, pas vrasjes së 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili...

Artikuj të ngjashem

Ra nga skela duke lyer banesën në Sarandë, ndërron jetë Andon Kapetani

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur...

Hiqet sekuestro e hotelit në Sarandë, gjykata: Ka leje ndërtimi

Gjykata e Sarandës ka vendosur heqjen e sekuestros ndaj “Central Park Premium...

EMRAT/ Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, dërgohen në spital me djegie dy persona

  Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në...

Ndryshime në policinë e Sarandës pas atentatit, ikën Feliks Hodaj, vjen drejtuesi i ri

Pas atentatit që tronditi Sarandën të dielën, ndryshimet kanë prekur drejtimin e...